Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Javelini” i Egjiptit të lashtë që konsiderohej armë me superfuqi

Kosovës i është pranuar kërkesa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për blerjen e anti-tankut Javelin, e 246 të tilla do të kushtojnë rreth 75 milionë dollarë. Por, Javelini daton shumë moti si armë, por aspak në formën dhe stilin që ekziston sot.

“Javelin”, nga gjuha angleze “shtizë”, dikur ishte e njohur në ushtritë primitive egjiptiane, e konsiderohej armë e fortë në luftimin e armiqve.

Ajo kishte gjatësi afro 2 metra dhe kishte peshë sa të mbahej me njërën dorë. Maja e saj ishte aq e mprehtë, sa kur hidhej me shpejtësi, shkaktonte vdekjen.

Image

Shtiza, e njohur si Javelin, përdorej edhe për mbrojtje, kur kundërshtari i afrohej trupit të ushtarit, ka shkruar History.

Tehat e shtizave të tilla punoheshin me metal, në mënyrë që të bëheshin sa më të depërtuese në trupin e armikut.