Një kafene në Britaninë e Madhe është ankuar publikisht në një grua që e la rrëmujë tryezën ku ishte ushqyer së bashku me fëmijën e saj. Restoranti ka shkruar në Facebook se kanë mirëpritur dy klientët, mirëpo jo edhe rrëmujën që kanë lënë pas, duke thënë se ajo as nuk ka kërkuar falje.
“Derisa ne mirëpresim nënat dhe fëmijët e vegjël, ajo që nuk i mirëpresim është rrëmujën e mbetur, pa asnjë përpjekje për të ndihmuar në pastrimin apo kërkimin e një faljeje”, ka shkruar lokali.
Postimi në Facebook i kafenesë ka marrë qindra komente, ku një pjesë e përkrahin, duke thënë se sjellja e gruas është e tmerrshme, derisa ka komente që thonë se pastrimi është punë e lokalit, dhe se “derisa gruaja ka kryer pagesën, s’është e obliguar ta pastrojë”.