Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Italianes 100-vjeçare i vazhdohet patentë shoferi

Një gruaje italiane i është vazhduar patentë shoferi në moshën 100-vjeçare, duke u bërë e treta njëqindvjeçare e shtetit në vitet e fundit e cila konsiderohet të jetë e aftë për të vozitur, shkroi “The Guardian” të mërkurën.

Candida Uderzo mori një patentë të re, pasi kaloi një test për sy në provincën veriore të Vicenzas.

Njëqindvjeçarja tha se i pëlqente të ishte e pavarur dhe të mos i bënte presion djalit të saj për ta vozitur.

“Ky rinovim më bën të lumtur dhe do të më bëjë të ndihem pak më e lirë gjithashtu. Jam me fat, jam 100 vjeç dhe të jem kaq e shëndetshme, është befasi edhe për mua. Unë kurrë nuk marr ilaçe, vetëm pilula për gjumë herë pas here”, tha ajo.

Ajo tha se shikimi i saj është aq i mirë sa mund të lexojë gazetën pa pasur nevojë për syze.

Edhe Policia italiane kap 103-vjeçaren që po voziste me patentë shoferi të skaduar Kuriozitet Policia italiane kap 103-vjeçaren që po voziste me patentë shoferi të skaduar

Popullsia njëqindvjeçare e Italisë është ndër më të lartat në Evropë dhe numri i njerëzve që arrijnë “moshën historike” vazhdon të rritet. Sipas të dhënave të publikuara në fillim të majit, Italia është shtëpia e 20.456 njëqindvjeçarëve.

Por është e paqartë se sa janë ende duke vozitur. Licencat për moshat mbi 80 vjeç rinovohen çdo dy vjet, me shoferët që duhet të sigurojnë një certifikatë mjekësore për t'u siguruar se janë të aftë fizikisht dhe mendërisht.