Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Italia krijon video për të tërhequr turistë duke përdorur pamje të Sllovenisë

Ministria e Turizmit e Italisë është përballur me tallje pasi një video zyrtare për të tërhequr turistë në Itali përdori pamje të njerëzve në Slloveni që pinin verë sllovene.

Videoja, pjesë e një fushate 9 milionë euroshe e prodhuar nga grupi Armando Testa, u përqesh gjerësisht nga kritikët dhe në rrjetet sociale edhe para se të dilte se një pjesë e saj ishte xhiruar jashtë vendit.

E titulluar “Open to Meraviglia”, videoja shfaq një version të Venusit, një simbol në artin italian, raportoi Guardian. 

Venusi shumë modern paraqitet me një fund të shkurtër dhe duke ngrënë picë, ndërsa prezanton disa nga atraksionet kryesore të Italisë.

Pamja më kontroverse tregon një grup të rinjsh që qeshin duke pirë verë në atë që paraqitet si skenë tipike italiane. Megjithatë, shikuesit vërejtën se vendi ku janë paraqitur të rinjtë në video është rajoni Cotar i Sllovenisë, afër kufirit italian, dhe shishja në tavolinë është e një marke të Cotarit.