Ish-stjuardesat e linjës ajrore të Italisë, ITA Airways, të pakënaqura me uljen e pagave dhe kushtet në punë, kanë zhvilluar një protestë të pazakontë. Ato u mblodhën në Campidoglio të Romës dhe në mënyrë demonstrative hoqën uniformat e tyre, duke qëndruar vetëm në të brendshme, me thirrjet “Ne jemi AlItalia”.
Rreth 50 zyrtare të kësaj kompanie u shprehën të pakënaqura që një pjesë prej tyre janë larguar nga puna, duke përmendur kushtet e këqija në punë.
Kreu i kësaj linje, Alfredo Altavilla, ka thënë se pajtohet me ankesat për kushtet aktuale në punë, mirëpo ka theksuar se gjendja është stërzmadhuar.
“Çështja e kontratave ka përfunduar. Ato janë në bord dhe i kanë nënshkruar kontratat që ua kishim dërguar”.
-
Skandal te kompania ajrore italiane, dy pilotë kishin fjetur gjatë një fluturimi
-
Protestat propalestineze në Itali, përleshje mes protestuesve dhe policisë
-
Greva në aeroportet e Gjermanisë anulon katër fluturime nga Prishtina
-
Anulohen qindra fluturime në aeroportet e Gjermanisë
-
Policia italiane akuzohet se i detyroi aktivistet t’i hiqnin të brendshmet, kërkohet hetim