Më 30 prill një aeroplan Airbus A330 i kompanisë italiane Ita Airways kishte fluturuar nga aeroporti JFK i New Yorkut për në aeroportin Fiumicino në Romë, shkruan gazeta zvicerane "Blick".
Fluturimi kishte qenë i zakonshëm deri afër arritjes te destinacioni. Por, kur aeroplani kaloi në hapësirën ajrore franceze në Marseille, u ndez alarmi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsyeja, pasi nuk po mund të kontaktohej me pilotët. Po mendohej për më të keqën, se aeroplani ishte marrë nën kontroll nga terroristët. Dy aeroplanë ushtarakë francezë u ngritën për të përcjellë aeroplanin dhe nëse shohin rrezik edhe ta sulmojnë.
Por pas afro dhjetë minutave tentim për të vënë kontakt, pilotët u përgjigjën dhe arritën në Romë më pas. Siç njofton “Aerotelegraph”, ITA Airways ka hetuar rastin. Piloti është shkarkuar nga puna. Kompania beson se piloti dhe ndihmës-piloti ishin duke fjetur gjatë fluturimit dhe kjo ishte arsyeja pse nuk u përgjigjën. Thuhet se aeroplani ishte vendosur në “autopilot”.
Mirëpo, piloti mohon këtë. Ai thotë se arsyeja pse nuk u përgjigj ishte një defekt në radiolidhjen.
Pas një kontrolli në aeroplan nuk u zbulua se kishte defekt.
Shkarkimi nga puna i pilotit po kritikohet nga Sindikata e Punëtorëve Nav Aid Pilotiaz. Sindikata thotë se nuk ka mundur të dëshmohet deri tash se piloti ishte duke fjetur.