Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ish-presidenti argjentinas rimartohet me atë që ishte… divorcuar!

Nuk do të ketë karakteristikat e një ”Love Story” të plotë, por njoftimi se ish-presidenti argjentinas, Carlos Menem (1989-1999) vendosi të rimartohet javën e ardhshme me bashkëshorten e tij, Zulema, 30 vjet pas divorcit, ka mbushur të gjitha faqet e kronikës rozë të medias së Argjentinës.

Me 90-vjetorin, e festuar më 2 korrik, dhe me një shëndet të paqëndrueshëm, që e çoi atë në disa shtrime spitalore gjatë javëve të fundit, senatori peronist ka vendosur të shërojë një plagë emocionale për të rikthyer martesën e vitit 1966 dhe nga e cila ka dy fëmijë, Carlitos, i cili vdiq në një përplasje me helikopter dhe që nuk u sqarua plotësisht, dhe Zulemita, e cila në fund të vitit mbush 50 vjeç.

Carlos takoi nusen e tij të ardhshme, Zulema (sot 77 vjeçe) në Damask, në vitin 1964 dhe, në atë takim, interesat ekonomike lejuan forcimin e marrëdhënieve midis dy familjeve, Menem dhe Yoma, që kanë shënuar historinë e Argjentinës në 30 vitet e fundit të shekullit të kaluar/ANSA.