Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-presidenti i SHBA-së në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do ta kalojë kohën e mbetur në shtëpi me familjen e tij pa ndërhyrje mjekësore shtesë, ka thënë organizata “Carter”, shkruan BBC.

Carter, 98 vjeç, është ish-udhëheqësi më i moshuar i SHBA-së.

Demokrati shërbeu një mandat nga vitet 1977 deri më 1981. Ai u mposht në rizgjedhje nga Ronald Reagani.

Carter ka vuajtur nga probleme shëndetësore së fundmi duke përfshirë një melanoma që u përhap në mëlçi dhe tru.

“Ai ka mbështetjen e plotë të familjes së tij dhe ekipit të tij mjekësor. Familja Carter kërkon privatësi gjatë kësaj kohe dhe është mirënjohëse për shqetësimin e treguar nga admiruesit e tij të shumtë”, ka thënë organizata “Carter” në një deklaratë.

Carteri ka dallimin e të qenit një ish-president i SHBA-së që ishte më aktiv se kushdo tjetër më pas.

Edhe Vdiq ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter Botë Vdiq ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter

Që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, Carter ka kryer punë humanitare me organizatën e tij.

Ai vazhdoi të fitojë reputacion ndërkombëtar për punën në promovimin e të drejtave të njeriut, duke fituar çmimin Nobel për Paqen më 2002.