Një bunker në Hamburg të Gjermanisë po dominon në qytet për mbi 80 vjet.
I ndërtuar gjatë regjimit nazist të Adolf Hitlerit, ai i përket periudhës së errët të historisë së Gjermanisë – por bunkeri St. Pauli ka pasur një rilindje befasuese.
Bunkeri i Hamburgut tani përfshin dy restorante, hotel dhe një bar në çati, si dhe oborr.
Lagjja “Karoviertel”, në të cilën është i vendosur edhe bunkeri, është një zonë e bukur e mbushur me kafene me stil dhe dyqane.
Dhomat variojnë nga 180 euro nata në 269 euro për një dhomë më luksoze.
Edhe
Gjermania planifikon shtim të bunkerëve mes frikës nga një sulm rus
Bunkeri nuk e ka pamjen origjinale të fillimit, pasi është ngritur disa kate dhe kjo sipas autoriteteve është bërë për t’i shtuar diçka pozitive objektit që kishte mbetur nga diktatura naziste.