Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ish-baza ushtarake në Tajvan, tani destinacion arti

Një ishull tajvanez që dikur konsiderohej bazë e rëndësishme ushtarake është shndërruar në një destinacion arti. Instalimeve të vjetra ushtarake u është dhënë frymë e re, me skulptura, ndriçim e kolona zanore muzikore.

Bregdeti i Tajvanit është kthyer në një destinacion arti.

Vepra artistike e artistit tajvanez Iyo Kacaw ka zënë vend në plazhin e Matsus.

Matsu është grup ishujsh të Tajvanit që për dekada të tëra ka qenë i mbushur me pajisje ushtarake.

Në këtë vend bregdetar u ndërtua një tunel artificial, nën shkëmbinjtë malorë. Synohej të shërbente si strehë për bomba në rast të sulmit nga Kina.

Tashmë gjithçka ka ndryshuar. Ky vend është pajisur me ndriçim dhe efekte zanore.

Edhe Yonaguni, ishulli japonez përballë tensioneve me Kinën Botë Yonaguni, ishulli japonez përballë tensioneve me Kinën

Vizitorët futen në tunel me varka dhe shijojnë bukurinë që tashmë sjell kjo ish-bazë ushtarake.

Megjithatë jashtë tuneleve, prania e Kinës ndihet ende.