Hiromu Inada, 87-vjeçar, ka një certifikatë në murin e tij që e konfirmon statusin e tij si ‘Ironman-i’ më i vjetër në botë, por japonezi akoma po vazhdon të trajnohet në biçikletën e tij dhe shpreson të vazhdoj garën në moshën 90-vjeçare.
Në vitin 2018, në moshën 85-vjeçare, Inada shkoi në Kailua-Kona në Hawaii dhe vendosi një rekord të ri si personi më i vjetër që e përfundoi kampionatin botëror ‘Ironman’ – një garë mes njerëzve dekada më të rinj se ai, raporton Reuters.
Këtë tetor për shkak të koronavirusit kjo garë u anulua, por nuk u shuan ambiciet e tij, ai po trajnohet për t’u kthyer në Hawaii vitin tjetër.
“Qëllimi im është kampionati botëror i vitit tjetër në Hawaii. Gjithsesi do të garojë në të dhe dua ta thyej rekordin e përfundimit të garës, në moshën më të vjetër, prapë. Ky është qëllimi im”, tha Inada.
Gara Ironman, konsiderohet si një nga ngjarjet më të vështira në sport, pasi iu kërkon atletëve të notojnë 3.86 km, të vozisin me biçikletë 180.25 kilometra dhe një maratonë të plotë vrapimi 42.19 km.