Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Instituti polak i klasifikon macet si specie jashtëtokësore pushtuese

Një institut shkencor polak i ka klasifikuar macet shtëpiake si "specie jashtëtokësore pushtuese", duke përmendur dëmin që ato u shkaktojnë zogjve dhe kafshëve të tjera të egra.

Disa admirues të maceve kanë reaguar emocionalisht për vendimin, raportoi AP.

Wojciech Solarz, biolog në Akademinë e Shkencave në Poloni, nuk ishte i përgatitur për përgjigjen kundër të publikut kur futi “Felis catus”, emrin shkencor për macen e zakonshme shtëpiake, në një bazë të dhënash të drejtuar nga Instituti i Mbrojtjes së Natyrës.

Lista e të dhënave kishte 1786 specie të tjera. Specia jashtëtokësore pushtuese numër 1787, megjithatë, është krijesë e dashur sa që shpesh nderohet në varrezat e Polonisë të rezervuara për macet dhe qentë.

Solarz tha se macet shtëpiake kanë ndikim të dëmshëm në biodiversitet marrë parasysh numrin e zogjve që gjuajnë dhe hanë.

Artikuj të ngjashëm