Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Influencuesi i YouTubet pranon se e rrëzoi avionin për klikime

Prokurorët amerikanë kanë thënë se një influencues në YouTube, i cili me dashje rrëzoi një avion për shikime, do të shpallet fajtor për pengimin e një hetimi federal pasi pastroi vendin e rrëzimit.

Trevor Jacob e postoi videon nga rrëzimi i avionit në dhjetor 2021, duke nënkuptuar se ishte aksident. Ka 2.9 milionë shikime deri tani.

Në një marrëveshje që ka bërë për pranimin e fajësisë, ai ka thënë se e xhiroi videon si pjesë të një marrëveshjeje sponsorizimi.

Ai mund të përballet me 20 vjet burgim, raportoi BBC.

Piloti 29-vjeçar pranoi të deklarohet fajtor për prishje me qëllim të hetimit federal.

Ai më 2021 ishte nisur në fluturim vetëm me kamerat e montuara në avion. Me kamerat mori edhe një parashutë.

Edhe Youtuberi dënohet me burg pasi rrëzoi aeroplanin për shikime Botë Youtuberi dënohet me burg pasi rrëzoi aeroplanin për shikime

Ai “nuk planifikoi të arrinte në destinacion, por të kërcente nga aeroplani gjatë fluturimit dhe ta incizonte veten me parashutë deri në tokë kurse aeroplani i tij u përplas”, ka thënë Zyra e Prokurorit të Kalifornisë.

Pasi aeroplani u rrëzua, Jacob u kthye në vendin ku ra dhe mori pamjet.