Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Indiani s’pranoi të vaksinohej, u ngjit në pemë – videoja bëhet virale

Për t’iu shmangur vaksinimit kundër koronavirusit, një burrë në Indi u ngjit në pemë. Ai i vuri re ekipet mjekësore që vinin drejt shtëpisë së tij në Puducherry, e më pas vrapoi për t’u ngjitur. Ngjarja ka nxitur të qeshura të mëdha në rrjetet sociale, derisa emri i indianit nuk është bërë i ditur.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet skuadra anti-COVID duke tentuar ta bindë burrin që të vaksinohet.

Nuk dihet nëse kanë arritur ta zbresin poshtë.