Muajin e kaluar, John Lynch nga Nju Jersey i dha lamtumirën e fundit babait të tij përmes platformës Facetime.
Hugh Lynch, i cili kishte probleme psikike, ka vdekur në një qendër të kujdesit në Atlanta më 13 prill. Për shkak të masave gjatë pandemisë, John nuk ka mundur ta vizitojë babanë e tij para se të vdiste.
Ishte eksperienca e Lynchit me babanë dhe bisedat me punëtorët shëndetësorë që e ka shtyrë ta marrë një aksion për mbledhjen e IPadëve, transmeton KOHA.
Përmes fondacionit Lynch, të cilin e kishte hapur në vitin 2007, ai ka organizuar dhurimin e IPadëve në qendrat e kujdesit shëndetësorë që pacientët të jenë në kontakt me familjet e tyre.
“Për më pak se një orë, ne kemi pasur 20 donacione”, ka thënë Lynch për CNN.
Edhe
Tom Hardy ia plotëson adhurueses dëshirën e fundit para vdekjes
Rreth 18 IPad janë dhuruar në njërën nga qendrat shëndetësore në New Jersey.
IPadët janë dezinfektuar para se t’iu jepen pacientëve, ka thënë zëdhënësi i qendrës regjinale shëndetësore të Capes, Ray Wisniewski.