Apple ka siguruar dhjetë milionë maska për punëtorët shëndetësorë në Amerikë dhe po dhuron miliona të tjerë në gjithë botën në përpjekjet për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit.
Tim Cook, shefi ekzekutiv i kompanisë, ka njoftuar për këtë përmes një videpostimi në rrjetin social twitter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Apple ka siguruar dhe po dhuron 10 milionë maska për ekipin mjekësor në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Cook.
Cook ka kërkuar nga të gjithë që të rrinë nëpër shtëpi e të ruajnë distancën.
Po ashtu, pos Applet, edhe Facebooku ka dhuruar miliona maska e pajisje të tjera për stafin mjekësor në kohën e përballjes me pandeminë.