Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

I dehuri ngatërron hotelin, shtrihet në tokë sepse nuk e lejonin brenda

Një burrë i dehur në Bournemouth, Angli, i cili u shtri para një hoteli në shenjë proteste sepse stafi nuk e lejonte të hynte në dhomën e tij, u zhvendos nga policia - sepse ai erdhi në hotelin e gabuar, shkruan DailyMail.

Në protestë ndaj moslejimit të hyrjes në atë që ai mendonte se ishte dhoma e tij, një burrë vendosi të shtrihej në trotuar jashtë një hoteli - derisa u ndalua nga policia në Dorset.

Sipas njoftimit të policisë, burri i dehur u ndihmua të shkonte në hotelin e tij, i cili ishte shumë afër.

“Oficerët u përballën me një burrë të dehur në atë mënyrë që donte hyrjen në një hotel që nuk kishte rezervim. Ai u shtri në tokë në shenjë proteste. Policia e ktheu në hotelin përballë rrugës ku kishte kishte rezervuar", shtuan ata.