Zagreb, 29 prill - Një kroat, Tomislav Lubenjak, ka hyrë në librin e rekordeve Guinness, pasi ka shtyrë një automjet prej 730 kilogramësh për 100 kilometra.
Lubenjak i cili gjatë 17 orëve me duar ka shtyrë automjetin nëpër rrugët e kryeqytetit të Kroacisë, Zagreb, ka thyer rekordin e mëparshëm prej 83 kilometrash.
Kroati me këtë tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve, ndërsa e uruan atë me duartrokitje.
Artikuj të ngjashëm
-
Bujar Muli mban mbi 2000 kg në trup për Guinness
-
Thyhet rekordi për ecjen më të gjatë nën ujë
-
“Hulku” nga Egjipti tërheq 20 vetura, pret t’i certifikohet rekordi nga Guinnessi
-
Zvicerani thyen rekordin botëror për qëndrimin më të gjatë në borë
-
Vetura suedeze gati të shënojë rekord botëror për shpejtësi