Me peshë prej 176 kilogramë badibilderi, Sajad Gharibi, i njohur edhe si “Hulku Iranian” ka konfirmuar se do të debutojë në artet marciale të përziera ndaj një rivali nga Brazili.
27 vjeçari, që po ashtu është i njohur edhe si “Herkulesi Persian”, që ka gjatësi 187 centimetra në janar kishte kërkuar një kundërshtar të mundshëm në MMA, shkruan Daily Mail.
Javën e kaluar ai kishte konfirmuar se ka pranuar ofertën e një rivali nga Brazili, me meçin që pritet të ndodhë para përfundimit të këtij viti, transmeton Koha.net.
Gharibi nuk e ka konfirmuar kundërshtarin e tij, megjithatë spekulohet se kundërshtari i tij është 29 vjeçari Romario dos Santos Alves, i njohur si “Hulku Brazilian”.

Alves, që ka kërcënuar se “do ta ndajë” kokën e Gharibit, kishte nisur stërvitjet serioze më 2009 derisa aktualisht peshon 104 kilogramë.
Edhe
Përballja e Hulkut të Iranit e të Brazilit
Se a do të ndodhë një meç ndërmjet tyre, pritet të shihet në muajt në vazhdim.
{gallery}