Eutanazia quhet ndryshe edhe si vrasja për mëshirë, veprimi ose praktika e vdekjes pa dhimbje e personave që vuajnë nga sëmundje të dhimbshme dhe të pashërueshme, apo që kanë çrregullime të rënda fizike, apo duke i lejuar ata të vdesin nëpërmjet ndalimit të trajtimit spitalor apo fikjes së aparaturave që e mbajnë në jetë.
Vendi i parë që ligjëroi eutanazinë ishte Holanda më 10 prill 2001, dhe një vit më vonë Belgjika.
– Mendimi se eutanazia është moralisht e lejueshme, daton që nga koha e filozofëve të lashtësisë, si Sokratit apo Platoni. Por ai refuzohet nga besimet tradicionale fetare, të cilat theksojnë se atë që ta ka dhënë Zoti – pra jetën – mund të ta marrë vetëm Zoti.
– Në vitin 1997, Oregoni u bë shteti i parë në SHBA që de-kriminalizoi vetëvrasjen e ndihmuar nga mjeku. Në vitin 2009, Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut, njohu “të drejtën për të vdekur me dinjitet”.
-
Franca miraton projektligjin për vdekjen e asistuar, pas vitesh debate
-
Franca konfirmon rastin e parë me Ebola
-
Për katër vjet, mbi 200 mijë persona vdiqën nga i nxehti në Evropë
-
Përtej trajtimit mjekësor: mbështetja financiare, puna dhe mbrojtja juridike
-
Nga pushimi mjekësor te rikthimi në punë: si i mbrojnë vendet evropiane pacientët me kancer?