Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Holanda lejon eutanazinë për fëmijët e sëmurë edhe nën 12 vjeç

Qeveria e Holandës miratoi planet për të lejuar eutanazinë për fëmijët me sëmundje të pashërueshme, të moshës një deri në 12 vjeç.

Eutanazia është përshpejtimi i vdekjes së një pacienti, për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme.

Ministri i Shëndetësisë i Holandës, Hugo de Jonge, tha se ndryshimi i rregullit do t’i parandalojnë “vuajtjet pa shpresë” të disa fëmijëve.

Aktualisht, eutanazia në Holandë është e ligjshme për fëmijët mbi 12 vjeç, me pëlqimin e pacientit dhe të prindërve të tij.

Ajo është e ligjshme edhe për foshnjat deri në një vjeç, me pëlqimin e prindërve.

Edhe Franca miraton projektligjin për vdekjen e asistuar, pas vitesh debate Botë 1 j. më parë Franca miraton projektligjin për vdekjen e asistuar, pas vitesh debate

Plani për fëmijët një deri në 12 vjeç ka shkaktuar debate me muaj të tërë në koalicionin qeverisës - partitë e krishtera konservatore e kanë kundërshtuar fuqishëm atë, transmeton rel.

Pas miratimit të planit nga qeveria, ministri de Jonge tha se do të hartojë rregullore të reja për eutanazinë.

Ai tha se një studim i ekspertëve ka vërejtur nevojën për ndryshimin e rregullit.

Studimi, sipas tij, ka treguar se pesë deri në 10 fëmijë në vit do të preken nga rregulli i ri.

Rregulli i ri pritet të nisë së zbatuari në muajt e ardhshëm.

Edhe Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë 4 d. më parë Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Eutanazia dhe vetëvrasja e asistuar janë të ligjshme në Holandë qysh në vitin 2002. Belgjika fqinje e ka ndjekur shembullin e saj disa muaj më vonë.

Këto dy vende kanë qenë të parat në botë që e kanë legalizuar praktikën, megjithëse me kushte shumë të rrepta.