Një grup i të rinjve në qytetin francez Nantes po përgëzohen pasi shpëtuan një familje nga zjarri që ra në një apartament.
Pamjet tregojnë ata njëri mbi tjetrin duke formuar një lloj shkallë për të arritur në dritaren e apartamentit dhe për të ndihmuar prindërit të dalin nga aty.
Dyshekë ishin shtrirë në fund të ndërtesës, kështu që foshnja 6-muajshe e prindërve ishte hedhur aty e sigurt.
Ajo u dërgua në spital në gjendje kritike por më pas u rikuperua, shkruan BBC.
Një nga të rinjtë të përfshirë në shpëtim, Tahmid, i tha “Ouest-France” se vendimi për ta hedhur foshnjën nga ballkoni ishte zgjidhja e fundit ndërsa tymi po bllokonte ndërtesën.
Zjarri u përhap edhe në katet e tjera të ndërtesës dhe zjarrfikësit shpëtuan disa persona.
-
Shtatë të vdekur, mes tyre tre fëmijë si pasojë e një zjarri në Francë
-
Shpërthen zjarri në një objekt në Francë, dhjetë të vdekur
-
Dy të rinj lëshohen nga kati i katërt i ndërtesës në New York për t’i shpëtuar zjarrit
-
Pesë të vdekur në Belgjikë pas një zjarri në një ndërtesë
-
Një amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris