Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Hëna e ujkut” shfaqet për herë të parë këtë vit

Hëna e parë e plotë për vitin 2024 do të shfaqet më 25 janar.

Hëna e së enjtes është një prej ngjarjeve të pakta astronomike të dimrit, pasi nuk ka reshje meteorësh apo ngjarje të tjera që vërehen me sy në këtë stinë.

Hëna e plotë ndryshe quhet edhe “hëna e ujkut”, për shkak se ujqërit duken se ulërijnë më shumë gjatë natës dimrit, shkroi USAToday. 

Megjithatë, ulërima e tyre nuk tregon se ata janë të uritur. Ulërijnë për të gjurmuan anëtarët e tjerë të grupit, për të definuar territorin dhe që të koordinohen për gjah.

Pas 25 janarit, hëna tjetër e plotë do të jetë më 24 shkurt.