Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Hasan Avdyli, koleksionuesi i tre mijë pllakave të gramafonit

Koleksioni i Hasan Avdylit përmban edhe qindra filma e kaseta

Shumicën e kohës e kalon në dhomën ku mban koleksionin e tij.

Avdyli ka treguar për emisionin Express në KTV, se shpesh herë i ka përshkuar disa orë rrugë për ta blerë një album muzikor.

Koleksioni i tij i përmban tre mijë pllaka gramafoni, qindra filma, stripa e kaseta muzikore.

Ai e di saktë radhitjen e tyre, por edhe vendin e vitin kur i ka blerë.

Koleksionimin e filloi qysh në moshën 7-vjeçare dhe përgjatë viteve iu kthye në pasion.

Edhe Rikthimi i pllakave të gramafonit Arbëri Rikthimi i pllakave të gramafonit

Është njohës i mirë i muzikës rock dhe kjo reflektohet në librat e kasetat e shumta.

Koleksioni i Avdylit numëron rreth gjashtëqind stripa që shtjellojnë tema të ndryshme, ndërsa filmat që ka mbledhur janë kryesisht western amerikanë e italianë.

Ai ka mbledhur një numër të madh të pllakave të gramafonit, të cilat i ka blerë në vende të ndryshme të Evropës.