Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Hapet “Machu Picchu” për turistin e veçantë nga Japonia

Shteti i Perusë ka hapur atraksionin “Machu Picchu” për një vizitor shumë të veçantë. Edhe pse ky është i mbyllur për shkak të koronavirusit, autoritetet hapën dyert për japonezin që kishte pritur shtatë muaj për ta vizituar.

Ministri i Kulturës, Alejandro Neyra, ka thënë se Jesse Katayamës iu dha leje për hyrje pasi paraqiti kërkesë të veçantë, ndërsa kalaja antike Inca, që njihet si vendi më turistik në Peru, pritet të rihapet me kapacitet të reduktuar gjatë muajit të ardhshëm, shkruan BBC.

Katayama kishte planifikuar t’i kalonte disa ditë në Peru, mirëpo për shkak të pandemisë, ishte bllokuar në qytetin Aguas Calientes, afër Machu Picchu, gjatë muajit mars.

“Ai kishte ardhur në Peru me dëshirën për të hyrë brenda”, ka thënë Nyera. Katayama u lejua të hynte në lokacionin e njohur turistike gjatë së shtunës, ndërsa ai përmes një videoje, festoi udhëtimin e shumëpritur.

"Ky udhëtim është vërtet i mahnitshëm, faleminderit," tha Katayama.

Peruja ka raportuar më shumë se 849 mijë raste me koronavirus dhe 33 mijë vdekje që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

Artikuj të ngjashëm