Një hajdut krejt ndryshe nga ata që ndodh shpesh të shkruash, apo të zbulohen nga policia. Ky për të cilin bën fjalë ky shkrim ka hyrë në restorantin “Taco Bell” në Gjeorgji dhe ka ngrënë disa ushqime. Madje i pashqetësuar për vjedhjen që po bënte, ka përdorur edhe pajisjet e kuzhinës për të gatuar vetë një vakt që më pas e ka konsumuar, transmeton Shqip shgkrimin.
Ndër të tjera nga videoja dhe fotot shihet që hajduti është edhe i përgjumur, saqë pasi konsumon ushqimin ai shtrihet, merr një sy gjumë për tre orë me radhë dhe pastaj ngrihet e largohet nga vendngjarja.
Përmes këtyre pamjeve të publikuara nga vetë departamenti i policisë synohet të gjendet dhe të bëhet identifikimi i hajdutit edhe nga çdo qytetar që shikon këto pamje.
“Pasi hyn në reastorant ai shihet nga kamerat duke përdorur tiganët për të bërë vetë një vakt dhe pastaj e ha”- tha policia në një deklaratë ditën e djeshme.
{gallery}
-
Hajduti gëlltit vathët super të shtrenjtë pak para se të kapej nga Policia
-
Dreri futet në restorantin amerikan
-
87-vjeçarja rrihet me adoleshentin hajdut që iu fut në shtëpi, më pas i jep ushqim
-
Grabitje në restorant, punëtori raporton se iu vodh ushqimi, pazari ditor dhe telefonat
-
Vjedhje në një restorant në Istog, ia morën të gjitha pajisjet elektrike të kuzhinës