Një 87-vjeçare nga Maine, SHBA, është përleshur me një adoleshent që hyrë në shtëpinë e saj e më pas i dha ushqime kur ai i tha asaj se ishte i uritur dhe e dërgoi prapa.
Marjorie Perkins është në qendër të tregimeve të çuditshme të sistemit të drejtësisë në SHBA. Ajo po flinte në shtëpinë e saj në mesnatë kur u zgjua dhe e pa 17-vjeçarin mbi të duke i thënë: “Do të të prej”.
“Mendova me vete, ‘nëse do të më pres, do ta godasë’”. Kështu që ajo u ngrit dhe filloi ta godasë të riun.
Perkins thirri për ndihmë, por askush nuk e dëgjoi. Adoleshenti e shtyu dhe e grushtoi disa herë, një herë në koke që i shkaktoi mavijosje.
Ndërsa, Perkins e godiste dhe me karrige e bllokoi atë t’i afrohej, djali u lodh e la vetëm dhe shkoi në kuzhinë. Aty Perkins pa se djali nuk kishte pantallona e këpucë mbathur.
“Duhet të dalësh jashtë. Të duhet ndihmë”, i tha ajo.
Edhe
Dadoja shikon poshtë shtratit për përbindësha, por aty gjen një burrë të fshehur
Ajo i ka thënë Times Record se djali i ishte përgjigjur se ishte shumë i uritur dhe nuk kishte ngrënë për një kohë.
Perkins më pas i dha ushqime, të cilat djali filloi t’i hante menjëherë. Aty gruaja thirri policinë dhe megjithëse arriti të ikte para se policia të arrinte, ai u arrestua pak më larg shtëpisë.