Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gruas i ngec koka midis dy veturave të parkuara pas aksidentit

Gruas i ngec koka midis dy veturave të parkuara pas aksidentit, Queens, maj 2022

Një grua 49-vjeçare është duke luftuar për jetën, pasi është rrëzuar dhe ka mbetur midis dy veturave të parkuara në Queens të New Yorkut, si pasojë e një aksidenti të shkaktuar nga një kamion i vjedhur me automjetet e parkuara.

Gruaja e cila punon në një shtëpi pleqsh në Queen, mbeti në gjendje kritike, pasi u përplas mes dy veturave.

"Mjekët në thelb thonë se nuk duan të na japin shpresë të rreme", tha mbesa e saj Nnenna B, 29 vjeç, për “New York Post”, raportoi të hënën “Daily Mail”.

Policia është ende në kërkim të shoferit të kamionit që është raportuar i vjedhur dy orë para se të ndodhte aksidenti. Kamioni u gjet i braktisur rreth 2 kilometra e gjysmë larg.