Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gruaja që udhëton nëpër botë me vetëm një çantë të vogël

Ka qenë një vit kaosi nëpër aeroporte dhe probleme me humbje të valixheve.

Udhëtimi me një çantë krahu është më i preferueshëm se kurrë më parë. Por, amerikanja Brooke Schoenman shkon edhe më në ekstrem. Ajo aktualisht jeton në Australi, ndërsa ka udhëtuar nëpër shumë vende të botës me vetëm një çantë të vogël krahu rreth 12 kg, shkruan CNN.

Schoenman nisi këtë kur ishte në studime në Itali. Ajo pasi përfundoi studimet filloi udhëtimet nëpër botë, dhe vendosi ta bënte me vetëm një çantë krahu. Gjatë rrugës, ajo eksploroi Guatemalan dhe punoi edhe mësuese e anglishtes në Ukrainë, para se të vendosej për të jetuar në Australi para 13 vjetëve.

“Udhëtimi im i parë ishte mjaft i kushtueshëm. Kisha një valixhe afro 55 kilogramë. Më pas fillova të shihja gjërat dhe shumicën e tyre nuk i përdora fare. Kështu që nisa të udhëtoja më lehtë”, tregon ajo.

Ajo mori përvojë si udhëtare, ndërsa udhëtimi me një çantë të vogël nisi të bëhej i rëndësishëm.

“Në të kaluarën kisha telashe kur duhej nga aeroporti të shkoja për në stacion treni apo autobusi. Nganjëherë humbja këto lidhje shkaku i valixhes”, tregon ajo.

Edhe Gruaja më e gjatë në botë paguan për gjashtë ulëse për udhëtim me aeroplan Kuriozitet Gruaja më e gjatë në botë paguan për gjashtë ulëse për udhëtim me aeroplan

Kështu nisi ajo Listën e Saj të Paketimit në vitin 2010. Ideja prapa uebfaqes ishte të ndihmonte udhëtarët tjerë, veçanërisht gratë, që të bëjnë një planifikim më të mirë të udhëtimit.

Schoenman në vitin 2016 u nis në një udhëtim ndërkombëtarë trejavor me vetëm një çantë 12 kg. Filloi udhëtimin nëpër SHBA dhe më pas në Australi.

“Nëna ime vetëm qeshi kur më pa me çfarë çante isha”, tregon Schoenman.

Image