Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gruaja që u nderua me çmim për shpëtimin e fokave

Një grua nga Cornwall, Angli, e cila ndërtoi një vend të veçantë spitalor për fokat e shpëtuara, është nderuar me një çmim ndërkombëtar. Lizzi Larbalestier, e cila trajtonte krijesat detare në garazhin e saj, mori çmimin nga Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve.

Lizzi Larbalestier ka qenë duke shpëtuar kafshët për gjashtë vjet.

Ajo tani ka marrë çmim nga Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve (IFAW) për punën e saj në mbrojtjen e fokave dhe delfinëve.

“Mendoj se fokat janë vërtet të veçanta, sepse janë karizmatike dhe kanë karakter, veçanërisht foka gri, kanë energji, qëndrim dhe janë thjesht kafshë të mahnitshme. Janë të mrekullueshme për t’u parë”, thotë kujdestarja.

Lizzi ka luajtur rol kyç në përpjekjet për të ndërtuar një spital fokash, së bashku me bashkëshortin e saj dhe vullnetarë të tjerë.

Edhe Shqipëria me mision për të shpëtuar fokën më të rrallë në botë Kuriozitet Shqipëria me mision për të shpëtuar fokën më të rrallë në botë

Para se të ndërtohej objekti, ajo i trajtoi vetë fokat e shpëtuara në garazh.

Vitin e kaluar ekipi i saj mori 3 mijë thirrje për t’i ndihmuar balenat, delfinët dhe fokat në gjendje të keqe.

Së bashku ata shpëtuan 139 foka të vogla, të sëmura e të lënduara gjatë një periudhe gjashtëmujore.

Lizzi e filloi karrierën e saj si mjeke e avancuar e gjitarëve detarë në British Divers Marine Life Rescue (BDMLR) dhe tani ajo trajnon të tjerët në vendin e saj të punës.

“Krijimi i kushteve të spitalit në shtëpinë tonë për t’u kujdesur për 139 fokat ishte privilegj i madh. Është një nga kohët më të lumtura që mund ta kujtoj”.

Edhe Kriteri për mjekim jashtë vendit lë të bllokuar pacientin me paralizë e me infeksion të rëndë Arbëri Kriteri për mjekim jashtë vendit lë të bllokuar pacientin me paralizë e me infeksion të rëndë

Shumë prej fokave të shpëtuara ishin braktisur nga nënat e tyre ose ishin kapur në rrjetë peshkimi, ndërsa të tjerët u lënduan nga stuhitë.

Lizzi është e pasionuar pas studimit të ndryshimeve klimatike dhe organizon pastrimin e plazheve në komunitet, ku vullnetarët largojnë rrjetat e peshkimit të hedhura - të cilat janë veçanërisht të rrezikshme për fokat.