Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gruaja nuk lahet për një vit, burri kërkon divorcin

Çudia e radhës ka ndodhur në Tajvan, ku gruaja e quajtur Lin, sipas deklaratave lahej një herë në vit dhe rrallë herë pastronte dhëmbët dhe flokët.

Bashkëshorti pohon se ndodhej në një torturë psikologjike si pasojë e kushteve higjienike në të cilat kishte rënë pre për shkak të bashkëshortes së tij. Për këtë arsye ai ka ndërmarrë procedurat e divorcit.

I vuajturi pohon se zakonet jo të pranueshme dhe papastërtia e përgjithshme e bashkëshortes, bënte të mundur që të kryenin marrëdhënie seksuale vetëm një herë në vit. Kjo gjë kishte penguar çiftin nga pasja e një fëmije për më shumë se një dekadë.

Gjykata vendase ka vendosur ti japë të drejtë bashkëshortit duke aprovuar ndarjen e çiftit dhe në këtë mënyrë duke i dhënë fund “mjerimit” të tij.

Artikuj të ngjashëm