Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gruaja me të dy këmbët e amputuara i rikthehet aktivitetit sportiv

Merle Cornell është 60-vjeçare dhe i ka që të dyja këmbët të amputuara, sikurse shumicën e gishtërinjve. Por ajo tani ndihet e re përsëri.

Nëntë vjet më parë kishte pasur një infeksion streptokokal A. E para kësaj ishte mësuese me shëndet të plotë dhe shumë aktive.

Strep A, siç njihet gjerësisht, është infeksion bakterial që, megjithëse shumë rrallë mund të shkaktojë ndërlikime serioze që sjellin shok septik dhe në disa raste edhe amputim të ekstremiteteve.

Cornell tregon se si i kalonte ditës para fatkeqësisë.

“Ushtrimet ishin pjesë më e madhe e jetës sime. Nuk e kaloja asnjë ditë pa vrapuar dhe më pas edhe shkoja në palestër”.

Edhe Qeni me gjashtë këmbë operohet për t’i hequr dy Kuriozitet Qeni me gjashtë këmbë operohet për t’i hequr dy

Ajo u është nënshtruar shumë operacioneve, porse ka humbur të gjithë gishtërinjtë dhe që të dyja këmbët nën gjunjë.

Ajo dhe partneri i saj, Gerard Woodlock, ishin vënë në kërkim të një triçikli elektrik tash e sa kohë, në mënyrë që të mund të përshkonin shtigjet për biçikleta afër shtëpisë së tyre në Kilmore, që ndodhet në veti të qytetit të Melbournet.

Por kërkimi për triçiklin e synuar iu shndërrua në mision.

Vendi i vetëm që mund t’i ofronte Cornellit atë që e kërkonte ishte në Brisbane, afro 2 mijë kilometra larg.

“Njerëzit na thanë a po shkoni në Brisbane. U thashë, në rregull, ky është vendi i vetëm përreth bregdetit perëndimor, ku ndodhet një prototip dhe që i përshtatet situatës së Merlet”.

Jessie Williams ka ndihmuar në krijimin e triçiklit unik, që ka kushtuar 10 mijë dollarë.

Edhe Amputimi apo vdekja? Zgjedhja e vështirë e të plagosurve të luftës Botë Amputimi apo vdekja? Zgjedhja e vështirë e të plagosurve të luftës

“Ka një fren të pasmë të aktivizuar me radio, që është shumë e lehtë për t'u përdorur, duhet vetëm shtypja e një butoni. Ka një motor në mes, manivela të shkurtra, pllaka të tjera për këmbët e saj”.

Ndonëse ka pasur shumë vështirësi gjatë kërkimit, Cornellin tani nuk ka gjë që mund ta ndalë.