Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gruaja italiane martohet me veten

Një grua italiane ka bërë bujë të madhe në botë pasi është martuar me veten në një ceremoni martesore, në të cilën ajo kishte veshur fustanin e nusërisë dhe kishte ftuar 70 mysafirë.

Laura Mesi, një trajnere fitnesi në qytetin e vogël të Lissones afër Milanit, besohet se është femra e parë në Itali që është martuar me veten.

40-vjeçarja ka thënë se martesa me veten – e cila nuk është ligjore – i erdhi ndërmend para dy vjetësh kur përfundoi lidhjen 12-vjeçare, transmeton Koha.net.

“U kam thënë të afërmve dhe shoqeve se nëse nuk e gjej shokun e jetës do të martohem me veten në moshën 40-vjeçare”, ka thënë ajo për gazetën La Repubblica.

Ajo nuk ka mohuar mundësinë që një ditë të gjejë dashurinë, por deri atëherë ajo mund “të jetoj në përrallë pa princin me kali të bardhë”.

Edhe Lindsay Lohan në prag të 40-vjetorit: Të 30-at janë periudha kur gjithçka fillon të marrë kuptim Showbiz 3 j. më parë Lindsay Lohan në prag të 40-vjetorit: Të 30-at janë periudha kur gjithçka fillon të marrë kuptim

“Nëse nesër gjej burrin për të ndërtuar të ardhmen dhe nëse jam e lumtur, por lumturia ime nuk do të varet nga ai”, ka shtuar ajo.

Për ceremoninë e martesës ajo ka shpenzuar 10 mijë euro.