Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gruaja humb 60 kg për ta veshur fustanin e nusërisë sërish

Një grua që u martua me bashkëshortin e saj për herë të dytë pasi humbi 60 kilogramë për t'u përshtatur me fustanin e saj të nusërisë, thotë se stërvitja dhe “ushqimi i freskët i shëndetshëm” e ndihmuan të humbiste kilogramët, shkruan DailyMail të shtunën.

Nëna e tre fëmijëve, Christina Jordan, 40 vjeç, nga Arizona, thotë se dita e saj e dasmës në mars 2001 ishte dita më e mirë e jetës së saj, sepse ajo u martua me burrin e ëndrrave të saj, Derek, tani 41 vjeç.

Por nutricionistja tashmë e certifikuar tha se trupi i saj i trashë prej 122 kilogramësh e bënte atë rreth 45 kilogramë më të rëndë se dhëndri dhe nënkuptonte se ajo duhej të zgjidhte një fustan që mund t'i përshtatej, i cili nuk ishte "stili i saj", por një nga opsionet e vetme të asaj madhësie.

Christina vuante me peshën e saj gjatë tërë jetës. Pas 20 vjetësh Christina duket e panjohur pasi humbi 60 kilogramë dhe 10 përmasa fustanesh pas një rishikimi të plotë të dietës së saj dhe regjimit të ushtrimeve, duke shkëmbyer ushqimin e shpejtë me sallata organike, smoothie dhe peshk ose mish pa dhjamë.

Çifti rinovuan betimet e tyre të dashurisë në 20 vjetorin e martesës në mars 2021, ku Christine ndjehej jashtëzakonisht mirë me përmasat e trupit.