Një grua pasagjere e cila po udhëtonte për festat e Krishtlindjeve është parë duke e sulmuar një burrë të moshuar në aeroplan, pasi i njëjti nuk e kishte vendosur maskën.
Përveç goditjeve, gruaja e cila as vetë nuk e kishte vendosur maskën si duhej, po e qortonte të moshuarin e madje edhe e pështyu atë.
Videoja e cila është bërë virale me më shumë se 4.2 milionë shikime që kur u postua në Twitter nga llogaria e ‘ATL Uncensored’, të premten mbrëma, tregon më së miri situatën e krijuar brenda avionit midis së resë dhe burrit të moshuar, që e quante atë ‘Karen’.
“Vëre atë maskë”, thotë gruaja, e cila e maskën e saj e kishte ulur nën mjekër.
Burri i cili disa herë u arsyetua me faktin se e kishte hequr maskën pasi po hante, tha se “sapo të arrijmë në Atlanta, do të shkoni në burg. Ky është sulm”, raporton ‘Daily Mail’.
Pas shuplakës së dhënë nga ana e gruas së re, stafi i fluturimit u përfshi dhe provuan ta qetësonin situatën.
Edhe
Pasagjeri grushton një tjetër që po flinte në aeroplan
Delta Air Lines kishte njoftuar pas incidentit se autoritetet e rendit dhe ligjit ishin ftuar të merren me këtë incident.
Delta flight from Tampa to Atlanta got crazy‼️ pic.twitter.com/I9BZUKv3LB
— ATL Uncensored | Atlanta News (@ATLUncensored) December 25, 2021