Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gratë taksiste që si pasagjere zgjedhin vetëm gratë

Deri tani janë të punësuara dy shofere, të cilat ngasin të vetmen veturë që kanë.

Gjatë një dite në orarin e tyre të punës ato ndërrojnë rolet. Njëra pranon thirrjet e klienteve e tjetra niset nga qendra për t’i marrë e dërguar ato në destinacionin përkatës.

Kjo është Radiotaksia “Hareja” me qendër në Rahovec, që bart vetëm pasagjeret gra, raporton emisioni SOT në KTV.

Fitore Muharemi ka disa muaj e punësuar në Radiotaksinë “Hareja” e deri tani thotë të ketë një përvojë të veçantë.

Ideja dhe qëllimi me të cilin është krijuar kjo linjë taksie, është mirëpritur edhe prej njërës nga pasagjeret e rregullta.

Me të përfunduar njërën nga porositë e marra e destinimin e klientes, Fitores i duhet ta kthejë veturën përballë qendrës, aty ku edhe nis puna e saj.

Kjo linjë taksie është hapur nga Shoqata “Hareja”, që nga marsi i vitit të kaluar.

Së bashku me shumë aktivitete të tjera brenda kësaj shoqate, sipas drejtoreshës Adelina Paçarizi, kjo radiotaksi u krijua për t’i trajtuar fëmijët me nevoja të veçanta, por aty përfshihen edhe fëmijët që dërgohen për kujdes ditor.

Artikuj të ngjashëm