Përshkruhet si sporti më i vështirë për të cilin shumica nuk kanë dëgjuar. Goalball është një nga sportet e rralla ekipore i dizajnuar enkas për të verbrit dhe ata që kanë të parët e dobësuar.
Sporti u krijua në vitin 1946 për të angazhuar veteranët e verbër nga Lufta e Dytë Botërore, por kohët e fundit popullariteti i tij ka filluar të pushtojë Australinë. Kjo pasi këtë sport nuk po e luajnë vetëm të verbrit, por edhe personat që nuk kanë asnjë problem më të parit, shkruan ABC, përcjell Koha Ditore.
"Ky është njëri prej sporteve të vetme që është i bërë enkas për të verbrit dhe personat me shikim të dobët, por në Australi po bëhen përjashtime. Vitet e fundit goalball po rritet me hapa të mëdhenj dhe për këtë jam shumë krenar", thotë kreu i federatës së këtij sporti në Australi, Ben Rowe. "Me pak fjalë, sportin po e shijojnë njerëzit e të gjitha moshave".
Goalball është i veçantë. Luhet në palestër, në fushë të përmasave të volejbollit. Rregullat kërkojnë që fusha e lojës të jetë 18 metra e gjatë dhe nëntë metra e gjerë. Vendoset nga një portë në të dyja anët e fushës dhe ajo është e gjerë aq sa edhe fusha - nëntë metra. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)