Një gjysh në Oregon (SHBA) i bëri familjes së tij një dhuratë të papritur për Krishtlindje: një autobus të verdhë shkolle.
Doug Hayes i befasoi 10 nipërit e mbesat me autobusin me emrin 'Grandfather Express', kur e dërgoi në shtëpi të mërkurën.
Hayes tha se blerja e autobusit ishte një ide e mirë për fëmijët që t’i dërgojë në shkollë çdo ditë.
Pesë prej nipërve e mbesave shkojnë në shkollën katolike Paideia Classical Christian School që nuk ka mjete transporti. Ndaj prindërit e tyre janë të detyruar ti dërgojnë vetë në shkollë.
Ndërsa 5 të tjerët ende nuk kanë filluar shkollën. Kështu që zgjidhja ishte blerja e një autobusi dhe fëmijët do arrijnë në shkollë për 20 minuta.

Artikuj të ngjashëm
-
Autobusi i shkollës përplaset me një kamion në SHBA, tre nxënës e dy të rritur të vdekur
-
BE-ja i premton autobusë shkollorë Ukrainës
-
Mësuesja amerikane fitoi lotarinë, nuk shkoi në shkollë atë ditë
-
Në mungesë të fëmijëve, gjyshet bëhen nxënëse në Kore të Jugut
-
10-vjeçari në Florida, i zemëruar me nënën që ia mori pajisjet elektronike, iku me veturë