Një burrë, i cili ish-bashkëshortes së tij i kishte dërguar 7648 mesazhe në telefon, u shpall fajtor nga një gjykatë austriake në qytetin Klagenfurt. Ai u dënua me gjashtë muaj burgim me kusht.
Rumuni 33-vjeçar ishte ndarë nga gruaja para gjashtë muajve dhe kishte reaguar shumë keq pas thyerjes së dashurisë, kështu që nisi të dërgojë SMS, në 50 prej të cilëve kërcënoi ish-bashkëshorten, transmeton KP.
I pyetur se si kishte arritur të dërgojë mesatarisht 190 SMS mesazhe në ditë dhe që të kryejë të gjitha detyrat në punë njëkohësisht, ai u përgjigj se mesazhet i shkruante kryesisht natën.
Gjykata përfundimisht vendosi që dënimi të shpallet i kushtëzuar, pasi që burri ndaloi të keqtrajtojë ish-bashkëshorten, pak kohë pasi e ka njoftuar policinë. Ai premtoi se do të paguajë alimentacionin për djalin e përbashkët. Agjencia APA shkruan se ndërtesën e gjykatës ata e lëshuan së bashku.
-
Një person kërcënohet përmes sms-ve nga ish-bashkëshortja
-
Shtatë muaj burg pasi i shkaktoi frikë bashkëshortes së tij
-
Gjykata gjermane dënon me burgim burrin që drogoi, dhunoi dhe filmoi gruan e tij
-
Burri që e përdhunoi gruan u përpoq ta bindte gjykatën në Angli se ishte vetë viktimë
-
Inskenoi kidnapimin për ta tradhëtuar partneren, gjykata dënon australianin