Një burrë që e kishte përdhunuar bashkëshorten dhe e kontrollonte e kërcënonte atë e dy fëmijët e tyre, është përpjekur ta manipulojë trupin gjykues duke e bërë të besojë se ai ishte viktimë e abuzimit në familje, ka thënë një gjykatës.
Gjykatësi Middleton-Roy ka shtuar se sjellja e burrit, që përfshinte xhirime të shpeshta të familjes me një kamerë në trup, kishte qenë “e paarsyeshme” pasi ai përsëriti pretendime të rreme kundër gruas për një kohë të gjatë.
Burri u urdhërua që t’ia paguante mbi 50,000 funte ish-gruas.
Ndërsa, ai pretendonte se gruaja i kishte kthyer fëmijët kundër tij, ajo pretendoi se në fakt ata ishin bërë subjekt i dhunës në familje. Secili mohuan pretendimet e njëri-tjetrit.
Megjithatë, gjykata në Angli gjeti se të gjitha pretendimet e burrit nuk ishin të vërteta, ndërsa e gruas u pranua vetëm njëri pretendim – ai se kishte pranuar një mesazh kërcënues se do t’ia publikonte një video intime nëse s’ia dërgonte 500 funte.
-
Aktakuzë ndaj një burri që dhunoi bashkëshorten në Pejë
-
Pretendime të rreme për dhunë në familje nga emigrantët për të qëndruar në Britani
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë për dhunim të gruas nën kërcënimin e armës
-
Russell Brand deklarohet i pafajshëm për akuzat për përdhunim e sulm seksual
-
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë: E dhunoi gruan nën kërcënim të armës