Në rrjetet sociale është postuar një pjesë e pa emetuar nga intervista me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.
Gjuriq, siç përcjell b92, në vitin 2015 ka qenë mysafir në emisionin e Budimir Niçiqir “Slobodno srpski“ e në pjesën e këputur të intervistës, i ka bërë deklaratë që ka qenë motiv për qeshje të pazakonshme në studio, transmeton Koha.net.
Ky është dialogu që është zhvilluar në studio e që nuk është emetuar.
Gjuqiq: Shikoni sa foshnjat janë lindur vetëm në Graçanicë...
Niçiq: Kanë lindur më shumë, nuk është ashtu, zoti Gjuriq..
Edhe
17 policë të lënduar në protestën studentore në Serbi, Vuçiq: Është e mundur të jap dorëheqje
Gjuriq: Shikoni sa foshnja lindin gjatë vitit, ndej nuk keni të drejtë...
Niçiq: Unë jetoj këtu dhe kam të drejtë.
Gjuriq: Sivjet në Mitrovicë do të lindin, mendoj, 100 bebe më shumë se sa vjet.
Niçiq: Nga e dini?
Gjuriq: Kam qenë atje.
Kjo deklaratë e Gjuriq ka shkaktuar qeshje të udhëheqësit të emisionit i cili ia doli ta bëjë pyetjen tjetër – a e di fare Serbia se në ç’drejtim po shkojmë kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës – porse pastaj Gjuriq vërejti se të gjithë në studio qeshnin me vërejtjen e tij “se ka qenë atje” dhe e di sa foshnja do të lindnin.
Në fund ai ka konstatuar se “nuk e di në ishte më e marrë pyetja apo përgjigja“.
Xhirimi së pari u postua në Youtube, porse ai u zhduk nga të gjitha kanalet e vëna, dhe mbeti i qasshëm vetëm në rrjetet sociale.
Edhe
Kosova merr masa pas trysnisë së Beogradit në votuesit serbë
Pas shumë reagimeve të opozitarëve që konstatonin se “ja kush e udhëheq politikën kosovare”, ka folur edhe Gjuriqi
“Në momentin që harrojmë të qeshim e të mahitemi në llogari tonën, jeta nuk do të ketë vlerë për t’u jetuar. Shpresoj se opozitarët me fytyra të ngrysura s’e kanë ndër mend që me dekret ta ndalojnë humorin. Bebet na e kthejnë buzëqeshjen në fytyrë, dëshiroj që Serbia të ketë më shumë motive për buzëqeshje. Më vjen mirë që është bërë virtual kjo pjesë e pa emetuar e intervistës sime që u bë në Çagllavicë në Vidovdan të vitit 2015 (më 28 qershor) të cilin e kemi postuar në rrjete e që edhe këtu unë të jap kontribut edhe pas tri vjetësh ky lapsus nuk më duke aspak më pak qesharak. Vetëm të jemi më shumë. Përshëndetje urrejtësve“, ka shkruar Gjuriq.