Për rreth 2 500 vite banorët e Antias, një fshat malor në ishujt grek, kanë përdorur një gjuhë të çuditshme dhe shumë unike që vetëm ato munden ta kuptojnë, shkruan sot Alsat-M.
Gjuha e fishkëllimave ose e njohur si sfiria është një formë komunikimi misterioz në largësi ku njerëzit kuptohen në mes veti përmes tingujve. Kjo formë komunikimi së pari është përdorur nga barinjtë të cilët me krenari e trashëgonin brez pas brezi. Banoret e kësaj zone përmes fishkëllimave bëjnë një bisedë të plotë pa marrë parasysh se sa e ndërlikuar mundet të jetë.
Edhe pse një nga gjuhët më të rralla në botë kjo mënyrë komunikimi është në prag të zhdukjes. Në fshat tani ka vetëm 6 persona që dinë të komunikojnë në këtë mënyrë.
-
Kafka misterioze mbi 280 mijë vjeçare zbardh “njeriun e panjohur”
-
Mbishkrimi antik në gur zbulon civilizimin e humbur në Turqi
-
Bima shëruese misterioze që rritet vetëm në ishullin Chios të Greqisë
-
91-vjeçarja vlerësohet nga UNESCO, e vetmja në botë që flet gjuhën antike
-
Pandat identifikojnë gjininë e kundërt vetëm me zë në distanca deri 20 metra