Gjirafa e vetme e njohur në botë me ngjyrë të bardhë, është pajisur me një gjurmues për të parandaluar gjuetarët pa leje.
Mbrojtësit e kafshëve besojnë se ngjyra e saj e bardhë dhe unike, bënë që gjuetarët pa leje ta vrasin atë, njofton BBC.
Gjirafa e vetme në botë që njihet për këtë soj, është pajisur me GPS për ta mbrojtur nga gjuetarët në veri-lindje të Kenias. Një grup jofitimprurës që mbron kafshët në Kenia, tha se e monitoron çdo lëvizje të gjirafës, dhe nëse i ndodh diçka, do t’i dalë në ndihmë.
Gjirafa ka një gjendje të rrallë gjenetike të quajtur leucism, e cila shkakton humbjen e pigmentimit të lëkurës, transmeton KOHA.
Mbrojtësit e kafshëve kanë frikë se ajo do ta ketë fatin e njëjtë si të tjerët, prandaj, duan ta mbrojnë atë.
Edhe
Dy gjirafat e rralla në Kenia vriten nga gjuetarët
Rreth 40% e popullatës së gjirafave është zhdukur në 30 vitet e fundit, për shkak të gjuetisë së paligjshme dhe trafikimit me kafshë të egra, sipas Fondacionit të Kafshëve të Egra të Afrikës (AWF) .