Mbetjet e tempullit kushtuar perëndisë antike Artemida janë gjetur në ishullin grek Evia, pas 100 vit kërkimesh.
Ekipi i arkeologëve nga Zvicra dhe Greqia ka gjetur mbetjet e tempullit në fshatin Amartinos, dhe duke iu falënderuar mbishkrimeve të shumta është konfirmuar se bëhet fjalë për perëndeshën Artemida.
Ndërtimi i takon periudhës ndërmjet shekullit gjashtë dhe dy Para Erës së Re.
Tempulli për herë të parë është përmendur nga gjeografi dhe filozofi romak Starbon, i cili ka jetuar në shekullin e parë Para Erës së Re në Azinë e Vogël. Ai kishte thënë se tempulli i Artemidës ishte kompleks i madh.
Artemida ishte perëndeshë e gjuetisë, mbrojtëse e familjes, natyrës, kafshëve shtëpiake dhe atyre të egra.
-
Del në dritë tempulli 2500-vjeçar i Afroditës
-
Zbulimi i tempullit romak në Gjermani shton të dhënat për antikitetin
-
Busti i hyjneshës Venus në Spanjë nxjerr të dhëna të reja arkeologjike
-
Monumenti dy mijë vjet i vjetër i Athinës – artefakt i jashtëzakonshëm
-
Tempulli që hedh dritë në fillet e krishterimit në Perandorinë Romake