Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjendet shpata antike, rreth 900 vjet e vjetër

Një shpatë e lashtë është zbuluar nga një zhytës në brigjet e Izraelit. Ajo thuhet se mund të jetë hedhur në det nga një kalorës rreth 900 vjet më parë.

Arma e gjatë 3 metra u gjet në fundin e Mesdheut në një liman natyror pranë qytetit port Haifa, sipas Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit (IAA).

Mbulesa e shpatës thuhet se i përket kalorësve të vjetër, të cilët luftonin pranë deteve.

"Këto kushte kanë tërhequr anijet tregtare në shekuj, duke lënë pas gjetje të pasura arkeologjike," tha ai.

Shpata, që besohet të jetë rreth 900 vjeç, do të shfaqet pasi të jetë pastruar dhe rikthyer në lavdinë e saj të mëparshme.