Një burrë që po lundronte në një lumë të Louisianas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hasi një shishe me një mesazh brenda, shkroi Upi. Jeremy Weir, deklaroi se shishja ishte e birrës Grolsch dhe brenda përmbante një mesazh.
Ai e dërgoi shishen në shtëpi, e kur e hapi, gjeti një shkrim të shkruar nga prindërit e një 3-vjeçari të quajtur David Blanks.
Mesazhi ishte i 4 qershorit të 1983-s dhe përmbante një numër telefoni, që sipas Weirit, i takonte 3-vjeçarit.
Weir u shpreh se shpreson ta gjejë djaloshin tashmë të rritur dhe t'ia kthejë shishen me mesazhin.
Artikuj të ngjashëm