Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjendet një kuti makijazhi 100 vjet e vjetër në SHBA

Një kuti metalike për makijazh u gjet “e varrosur” në Parkun Kombëtar të Pyjeve në Petrified të Arizonas, SHBA. Ajo, siç bëhet e ditur, u identifikua si kuti 100 vjet e vjetër.

Zyrtarët e Parkut shkruan në Facebook se kutia ishte në hapësirën ku më parë ishte një shtëpi, e familjes Howell, e ndërtuar në vitin 1900.

“Në fillim, pakoja ishte e ndryshkur dhe ishim të pasigurt për përmbajtjen e tij. Kutia mund t’i përket një prej grave të fermës Howell ose familjes Olson, që e bleu pronën në vitin 1930”, thuhet në njoftimin e Parkut.

Kjo kuti do të ndihmojë në ndërtimin e rrëfimit të historisë së grave që e kanë ndërtuar shumë vjet më parë peisazhin e bukur.