Një grua nga Pennsylvania nipi i së cilës ka gjetur një ditar nga viti 1938 ka thënë se libri është rrugës për t’u bashkuar me familjen origjinale të tij.
Lisa Coolbaugh nga Eaton Township, ka thënë se nipi i saj ka gjetur ditar nga 1938-a në një kosh të bërllokut i cili ishte hedhur derisa isha pastruar shtëpia shumë vjet më parë.
“E kam pasur për shumë vjet. Nipi im ishte vetëm 7 vjet atë kohë, tani do të bëhet 30 vjeç në gusht”, ka thënë ajo, shkruan Upi.
Coolbaugh kohëve të fundit ka postuar në Facebook dhe televizion rreth ditarit, i cili i takonte Donald D. Meeker, e që më pas ishte kontaktuar nga nusja, emri i së cilës është Mary Anne.
Mary Anne ka thënë se burri i saj, George, ishte djali i Donald D. Meeker. Ajo ka thënë se ditari mund të jetë gjuajtur gabimisht derisa familja po e pastronte shtëpinë.
Coolbaugh dhe Mary Anne ka thënë se janë befasuar kur kuptuan se kanë miq të përbashkët. Ato thanë se planifikojnë të mbajnë kontakte.
-
Çifti anglez gjeti letra misterioze pas oxhakut, datojnë nga 1934-a
-
Një çift gjen në shtëpi letra dashurie të vjetra gati një shekull
-
Historia e mesazhit në shishe që shkoi nga Irlanda në New Jersey
-
Mesazh në shishe, amerikani gjen autorin që e kishte shkruar 7 vjet më parë
-
Çifti gjen mesazh në shishen 50-vjeçare, kërkon autorin e letrës