Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjendet në lumë shishja 95-vjeçare me mesazh brenda

letra ne shishe

Kapitenia Jennifer Dowker u trondit kur në ujë hasi diçka të rrallë në ujërat e Miçiganit. Një mesazh i vjetër plot 95-vjet. Dowker, që merret me zbulimin e anijeve të mbytura, di shumë sekrete rreth sipërfaqeve e rrugëve ujore në këtë vend. Ajo është pronare e “Nautical North Family Adventures”, dhe po zhytej në lumin Cheboygan të premten dhe derisa po pastronte fundin e barkës së saj, hasi në një shishe qelqi.

Shishja jeshile e modës së vjetër i tërhoqi vëmendjen, e cila qëndronte e zhytur 10 metra nën ujë.

“Në fillim mendova se ishte thjeshtë një shishe dhe pastaj kur e mora, brenda ujit mund a të lexoja fjalën “kjo” në letër. Me të dalë në sipërfaqe, Dowker tha se shishja ishte rreth 2/3 e mbushur me ujë dhe e mbyllur me tapë, brenda gjendej letra me vulën e dëmtuar nga vitet, raporton CNN.

“A do ta kthejë personi që e gjen shishe te George Morroë Cheboygan, Michigan dhe të tregojë se ku e ka gjetur”, thuhet në mesazhin e vitit 1926.

Duke folur për ngjarjen, kapitenia ka thënë se do bënte çmos që ta gjente personin e apostrofuar në letër.