Kafsha më e shpejtë tokësore në botë, Gepardi, gjendet sërish në territorin e Indisë, 70 vjet pasi u zhduk nga ai vend aziatik, shkruan DailyMail.
Tetë gepard të mëdhenj nga Namibia, një vend i Afrikës jugperëndimore, u dërguan me avion special në Gwalior dhe më pas u zhvendosën me helikopterë në Parkun Kombëtar Kuno të Indisë, shtëpinë e tyre të re.
Kryeministri indian Narendra Modi lëshoi gepardët në park për të shënuar ditëlindjen e tij të 72-të.
“Gepardët janë kthyer në vendin tonë pas dekadash. Në këtë ditë historike, dua të uroj të gjithë indianët dhe gjithashtu të falënderoj qeverinë e Namibisë”, ka thënë Modi në një video-mesazh të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
Gepardët do ta kalojnë muajin e ardhshëm në zona të rrethuara, pas së cilës do të lirohen në park.